Aktualitet

Gazetarët e pyetën për gabimin e tmerrshëm të referit, Guardiola: A keni pyetje tjetar, nuk jam Arteta unë!

Manchester City dhe Tottenham barazuan 3:3 në derbin e xhiros së 17-të të Premierligës.

Pas ndeshjes, më i përfoluri është gabimi i pabesueshëm i arbitrit Simon Hooper. Ai bëri një gabim të rëndë dhe të pakuptueshëm në kohën shtesë dhe e privoi shumë Manchester Cityn, në një mënyrë të pazakontë – duke dhënë një faull për ta, teksa ‘Citizens’ kishin rastë të artë shënimi.

Pas ndeshjes, gazetarët i kërkuan trajnerit të Cityt një koment për gabimin skandaloz të arbitrimit.

Ai dha një përgjigje që u bë virale: “Anthony Taylor ishte arbitri i katërt sot. E dini, mjeshtri dhe komandanti që di gjithçka për biznesin nuk mund të më tregonte asgjë se pse nuk na u la vazhdimi. Por më jepni pyetje tjera, nuk do të jem si Arteta.”

“Haaland u çmend? Kjo është normale. Ai është pak i zhgënjyer”

Megjithatë, Guardiola komentoi situatën: “Është e vështirë kur shikon videon. Arbitri vendos të jep një faull pasi la avantazhin. Nuk e kuptoj…”

/ Sport



#Gazetarët #pyetën #për #gabimin #tmerrshëm #të #referit #Guardiola #keni #pyetje #tjetar #nuk #jam #Arteta #unë
gazetablic.com

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button