Aktualitet

I mituri përplas për vdekje këmbësoren në Belsh! 54-vjeçari e ndihmon të largohet nga vendngjarja

Një 16-vjeçar është ndaluar nga Policia pasi ka përplasur për vdekje me motor një këmbësore.

Ngjarja ka ndodhur në Belsh-Grekan, e ndërsa pas aksidentit i riu është larguar me shpejtësi nga vend i ngjarjes.

Për këtë është ndihmuar edhe nga P. Ç. , 54 vjeç, banues në fshatin Grekan, pasi ka larguar nga vendi i aksidentit, motorin që drejtonte i mituri.

Për rrjedhojë është vënë në prangat e Policisë.

“Një 16-vjeçar, pasi me motomjetin që drejtonte pa leje drejtimi, ka aksidentuar shtetasen R. L., 75 vjeçe (këmbësore), e cila për pasojë humbi jetën. Për këtë rast, u arrestua dhe shtetasi P. Ç. , 54 vjeç, banues në fshatin Grekan, pasi ka larguar nga vendi i aksidentit, motorin që drejtonte i mituri”, njofton policia.

/a.r

#mituri #përplas #për #vdekje #këmbësoren #në #Belsh #54vjeçari #ndihmon #të #largohet #nga #vendngjarja
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button