Pengmarrja e 39-vjeçarit në Sarandë, arrestohet një tjetër autor i shpallur në kërkim

Një tjetër autor i shpallur në kërkim për pengmarrjen e Gentian Omerit në Sarandë, ngjarje e ndodhur më 19 Janar 2023, është arrestuar nga policia.
40-vjeçari me iniciale Alfred Ndoj u arrestua falë shkëmbimit të informacionit mes Policisë së Vlorës dhe Policisë së Lezhës.
Ndaj 40-vjeçarit është caktuar masë sigurie arrest në burg në mungesë nga Gjykata e Sarandës për veprat penale heqje e paligjshme e lirisë dhe plagosje e rëndë me dashje e kryer në bashkëpunim.
40-vjeçari Alfred Ndoj së bashku me 4 persona të tjerë, familjarë të tij, të cilët janë të arrestuar tashmë, më 19 Janar 2023 morën peng në makinë Gentian Omerin duke e plagosur rëndë me sende të forta dhe më pas e lanë pa ndjenja në mes të rrugës.
Ngjarja e rreth 1 viti më parë dyshohet të ketë ndodhur pas një sherri për motive banale.
/a.r
#Pengmarrja #39vjeçarit #në #Sarandë #arrestohet #një #tjetër #autor #shpallur #në #kërkim
Java News