Aktualitet

Zyberaj e mohoi që Naim Murseli ishte këshilltar, por Behgjet Pacolli më 2017 kishte nënshkruar një vendim për emerimin e tij

Ish-shefi i stafit të presidentit Behgjet Pacolli dhe bashkëpunëtori më i ngushtë i tij, Jetlir Zyberaj e ka mohuar dje që Naim Murseli, i cili u arrestua dje nën dyshimet se ka porositur vrasjen e gruas së tij Liridona Ademajt, ka qenë këshilltar Pacollit.

Por, Murseli në fakt ka qenë këshilltar i jashtëm i Pacollit, Pro Bono.

Vendimi është i vitit 2017, gjatë kohës sa Pacolli ishte Ministër i Punëve të Jashtme.

“Naim Murseli emërohet Këshilltar i Jashtëm (Pro Bono – Pa pagesë) i Ministrit të Punëve të Jashtme”, thuhet në vendim.

Në një deklaratë për Express, Zyberaj ka thënë se ai ka qenë pjesë e stafit më të gjerë dhe se zyrtarisht nuk ka qenë këshilltar i ish-presidentit.

Sipas Zyberajt, Murseli ka qenë asistent për rrjete sociale.

“Jemi te shokuar nga lajmi per vrasjen e rende te nje nene te re. Na Inkurajon fakti qe reagimi profesional dhe efikas i policise ka qene i menjehershem. .Murseli ka qene nje djal i ri eshte bere pjese e stafit te gjere te z.Pacolli, por qe zyrtarisht nuk ka qene keshilltar i tij. E verteta eshte se ka qene asistent per rrjetet sociale per shkak te njohurive te IT qe ka pasur dhe i eshte dhene mundesia nga ish presidenti Pacolli. Megjithate rasti i rende qe ka ndodhur duhet te zbardhet dhe pergjegjesit duhet ta marrin denimin kapital”, ka thënë ai.



#Zyberaj #mohoi #që #Naim #Murseli #ishte #këshilltar #por #Behgjet #Pacolli #më #kishte #nënshkruar #një #vendim #për #emerimin #tij
gazetablic.com

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button