Monza – Juventus, formacionet e mundshme

Juventus e zhvillon sonte ndeshjen e radhës në Serie A.
‘Zonja e Vjetër’ do të përballet me skuadrën e Monzas, me takimin që luhet me filim nga ora 20:45, shkruan Sport.
Juventusi është dukur të jetë një ekip në një mision këtë sezon, duke humbur vetëm një herë në 13 ndeshjet e para. Skuadra e Massimiliano Allegrit qëndron dy pikë prapa liderit të ligës Inter dhe mund të zërë përkohësisht vendin e parë me një fitore, duke ushtruar presion mbi Nerazzurrët përpara përballjes së tyre me Napolin.
Zonja e Vjetër nuk mund të llogarisë në të lënduarit Timothy Weah dhe Mattia De Sciglio, as të pezulluarit Paul Pogba dhe Nicolo Fagioli.
Ja formacionet e mundshme:
Monza (3-4-2-1): Di Gregorio; D’Ambrosio, Pablo Mari, Caldirola; Ciurria, Gagliardini, Pessina, Kyriakopoulos; Colpani, Mota Carvalho; Colombo.
Juventus (3-5-2): Szczesny; Gatti, Bremer, Alex Sandro; Cambiaso, McKennie, Locatelli, Rabiot, Kostic; Vlahovic, Chiesa.
/ Sport/
#Monza #Juventus #formacionet #mundshme
gazetablic.com