U qëllua me plumb në gjoks, ky është shqiptari që u ekzekutua në Athinë, zbulohet e shkuara tij e errët!
Detaje të reja dalin nga ekzekutimi i 56-vjeçarit shqiptar Thimi Droboniku alias Thimi Prifti me plumb në gjoks, mbrëmjen e së enjtes në Paleo Faliro, Athinë.
56-vjeçari ishte arrestuar disa herë më parë dhe akuzohej si i përfshirë në organizatë kriminale, trafik droge, trafik cigaresh dhe falsifikim.
Gjithashtu që po hetohet nëse ka lidhje mes atentatit ndaj shqiptarit dhe makinës që u gjet në fund të nëntorit në Paleo Faliro, brenda së cilës u zbulua një kallashnikov, granatë dhe shishe me benzinë.
Atentat apo grabitje? Gjurmët e gishtërinjve në makinën e vjedhur “tradhtojnë” shqiptarin në Greqi! Çfarë u gjet brenda mjetit të braktisur
56-vjeçari u vra rreth orës 21:00 të së enjtes (30 nëntor) teksa ndodhej në rrugë, pranë një pallati në rrugën Atlantos.
Banorët e zonës që kanë dëgjuar të shtënat kanë lajmëruar policinë. Sipas hetimeve paraprake, kanë qenë dy autorë që kanë qëlluar viktimën në gjoks.
56-vjeçari u dërgua në spital, por nuk arriti që t’iu mbijetojë plagëve të marra duke humbur jetën. Në vendngjarje u gjetën dy gëzhoja të kalibrit 9 mm.
#qëllua #plumb #në #gjoks #është #shqiptari #që #ekzekutua #në #Athinë #zbulohet #shkuara #tij #errët
lajmetverteta