Sport

Shqipëria mposht Maqedoninë e Veriut, vajzat triumfuan me rezultatin 3-0

Megi Doçi dhe Valentina Troka i dhanë fitoren kombëtares shqiptare në përballjen miqësore me Maqedoninë e Veriut.Vajzat kuqezi zhvilluan një paraqitje pozitive, teksa në fund të 90 minutëshit triumfuan në shifrat 3-1.Goli i parë i Shqipërisë u realizua nga sulmuesja Megi Doçi me 11 metërsh në minutën e 37’, duke sjellë barazimin e përkohshëm pas golit të Andonovës në fillim të sfidës të realizuar nga Maqedonia e Veriut.

Kur sfida u duk se do mbyllej në barazim ishte radha e Valentina Trokës e cila në vetë 10 minuta në fushën e lojës realizoi një dygolësh, duke vulosur fitoren 3-1.Protagonistet e kësaj përballje nuk i fshehën emocionet pas performancës pozitive.Ky ishte një sinjal pozitiv dhe për trajnerin Grima i cili ka në dispozicion një grup të mirë futbollistesh.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button