“Të ndalohen filmat & simbolet e komunizmit”, Xhufi replikon me Kishën Katolike: Bini ndesh me Jezusin, Moisiun dhe Papën

Së fundmi Kisha Katolike u ka kërkuar institucioneve qeveritare, Kuvendit dhe Këshillit të Ministrave, hartimin dhe miratimin e një ligji që do ta ndalonte përdorimin e simboleve komuniste.
Sipas këtij propozimi, parashikohet edhe dënim për atë që përshkruhet si “krim i apologjisë”. Pra, ndalim me ligj i “glorifikimit” të diktatorit Enver Hoxha dhe komunizmit.
Duke iu referuar këtij propozimi, historiani Pëllumb Xhufi i ftuar në emisionin “Jetë Shqiptare” në RTSH 1 deklaroi se një iniciativë e tillë nuk është aspak në tagrin e Kishës Katolike.
“Nuk është në natyrën e Kishës. Madje e kam thënë, edhe kolegëve që mbronin pozicionin e Kishës në këtë rast, të marrin shembull nga selia e Shenjtë. Selia e shenjtë nuk ka pozicione të tilla egra ideologjike kundër komunizmit, kundër fashizmit, kundër nazizmit.
Ky nuk është roli i Kishës që të vendosë rregull në botën laike. Ka tjetër mision. Kjo është në kundërshtim të plotë me natyrën dhe me mësimet Jezu Krishtit apo me 10 porositë e Moisiut. Sa i përket kreut të Kishës, del një problem tjetër që janë të huaj”, u shpreh Xhufi.
Në propozimin e saj Kisha Katolike kërkon gjithashtu që burgjet e komunizmit të kthehen në muze, të rishkruhen tekstet shkollore të historisë dhe të kufizohen filmat shqiptarë të prodhuar gjatë regjimit të Enver Hoxhës.
/a.r
#Të #ndalohen #filmat #amp #simbolet #komunizmit #Xhufi #replikon #Kishën #Katolike #Bini #ndesh #Jezusin #Moisiun #dhe #Papën
Java News