Aktualitet

Librazhdi përfshihet nga stuhia e fortë, bllokohet qarkullimi i automjeteve

Një pjesë e madhe e qytetit së Librazhdit është përfshirë nga një stuhi e pazakontë pasditen e sotme.

Reshje të dendura shiu të shoqëruara me erëra të fuqishme kanë shkaktuar probleme të shumta. Raportohet se për shkak të mbizotërimit të motit të keq është bërë pothuajse i pamundur qarkullimi i automjeteve nëpër rrugë.

Ndërkohë era e fortë ka sjellë jo pak pasoja duke dëmtuar pemë, shtyllat e energjisë elektrike, përcjellës të rrjetit elektrik si edhe duke zhvendosur çadra, tavolina e karrige të lokaleve.

Gjithashtu për shkak të reshjeve të dendura janë përmbytur disa rrugë. Sakaq, të gjitha ndërmarrjet e shërbimeve të bashkisë Librazhd dhe strukturat e emergjencave civile kanë kaluar në gatishmëri për të përballuar situatën e krijuar.

/f.s

#Librazhdi #përfshihet #nga #stuhia #fortë #bllokohet #qarkullimi #automjeteve
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button