Aktualitet
E rëndë! Ndërron jetë një person brenda lokalit
Një person raportohet se në njërën nga dhomat e një lokali është gjetur pa shenja jete.
Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se rasti ka ndodhur të hënën rreth orës 21:00, në Ferizaj.
“Raportohet se në njërën nga dhomat e lokalit pa shenja jete është gjetur viktima mashkull kosovar. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raport.
#rëndë #Ndërron #jetë #një #person #brenda #lokalit
lajmetverteta