“Vajzë apo djalë?”- Pasi zbuloi që ishte në pritje të ëmbël, Greta Koçi zbulon gjininë e bebit. Këngëtarja do të bëhet nënë e një…

Këngëtarja e njohur Greta Koçi, pak ditë më parë ka njoftuar se do bëhet nënë për herë të parë, ndërsa sot nuk ka nguruar të ndajë me fansat edhe gjininë e bebit.
Greta ka ndarë në rrjetet sociale pamje të reja nga ‘babyshower’-i që ka realizuar për bebushin, ku ka zbuluar se është në pritje të një djali.
Këngëtarja e ka konfirmuar gjininë e bebit më anë të një fotoje, ku duket me tullumbace blu në dorë.
Dyshimet për shtatzaninë e këngëtares nisën disa javë më parë pasi Greta shfaqej në evente të ndryshme ku ajo ishte e ftuar me veshje të gjëra të cilat i mbulonin pjesën e barkut.
Kutojmë se para disa kohësh, këngëtarja tregoi se është e martuar me partnerin e saj prej 4 vitesh tashmë.
Sa i përket dasmës, këngëtarja u shpreh asokohe se dëshiron të bëjë diçka simbolike dhe se shumë shpejti do ta shohim me vello. Greta rrëfeu se partneri i saj është shqiptar dhe punon si inxhinier dhe të dy jetojnë në Amsterdam, por nuk dha shumë detaje rreth tij pasi dëshiron ta mbajë sa më diskrete jetën personale.
#Vajzë #apo #djalë #Pasi #zbuloi #që #ishte #në #pritje #të #ëmbël #Greta #Koçi #zbulon #gjininë #bebit #Këngëtarja #të #bëhet #nënë #një
Shqiperia24