Bruksel/ Takimi i ministrave të jashtëm të NATO-s, merr pjesë dhe Sekretari Blinken! Aleanca konfirmon mbështetjen ndaj Ukrainës

Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken u nis drejt Brukselit, për të marrë pjesë në takimin e ministrave të jashtëm të NATO-s, që mbahet nga datat 27-29 nëntor.
Një zyrtar i lartë i Departamentit të Shtetit tha se aleanca do të rikonfirmojë zotimin për të mbështetur Ukrainën në luftën ndaj agresionit rus.
Shtetet e Bashkuara do të mirëpresin takimin tjetër të nivelit të lartë të NATO-s në Uashington nga datat 9-11 korrik të 2024. Zoti Blinken do të diskutojë me homologët e tij përparësitë e takimit të Uashingtonit, ndërsa vitin e ardhshëm aleanca shënon 75 vjetorin e saj.
KËSHILLI NATO-UKRAINË
Shefi i diplomacisë amerikane pritet të marrë pjesë në takimin e parë në nivel ministrash të jashtëm, të Këshillit NATO-Ukrainë, ndërsa Kievi synon anëtarësimin në NATO.
“Këshilli mbështet partneritetin e ngushtë të Ukrainës me NATO-n”, tha Jim O’ Brien, ndihmës sekretari i Departamentit të Shtetit për Çështjet Europiane dhe të Euroazisë. “Aleatët do të vazhdojnë të përkrahin Ukrainën që të mbrohet derisa Rusia të ndalë agresionin”, shtoi ai.
Këshilli NATO-Ukrainë mori jetë në takimin e nivelit të lartë të NATO-s që u mbajt në 12 korrik, me pjesëmarrjen e Presidentit ukrainas Volodymyr Zelenksyy dhe krerë shtetetesh të tjera.
Në Këshill aleatët e NATO-s dhe Ukraina ulen si partnerë të barabartë për të çuar përpara dialogun politik.
BALLKANI PERËNDIMOR
Një një prej seancave të diskutimit të takimit të ministrave të jashtëm të NATO-se do të diskutohet edhe mbi sigurinë dhe demokracinë në Ballkani Perëndimor.
“E ardhmja e qëndrueshme e Ballkanit Perëndimor bazohet tek qeverisja e mirë, shteti i së drejtës, demokracia dhe respektimi i të drejtave të njeriut dhe lirive thelbësore”, tha zoti O’Brien.
Zyrtarët e NATO-s kanë konfirmuar angazhimin e aleancës për një mjedis të sigurtë ndërsa vazhdon kontributin për zgjerimin e qëndrueshmërisë në Ballkanin Perëndimor.
Deklarata erdhi në përgjigje të paralajmërimeve të Presidentit ukrainas Volodymyr Zelenskyy, për informacione që sugjeronin se Rusia ka një plan për destabilizimin e Ballkanit.
Duke folur në Shkup, në 21 nëntor, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg tha se aleanca po mbikqyr nga afër veprimtarinë e Rusisë në rajon. Ai shtoi se aktualisht nuk ka sinjale për kërcënime ushtarake ndaj ndonjë vendi anëtar të NATO-s./m.j
#Bruksel #Takimi #ministrave #të #jashtëm #të #NATOs #merr #pjesë #dhe #Sekretari #Blinken #Aleanca #konfirmon #mbështetjen #ndaj #Ukrainës
Java News