Aktualitet

Makina u bën copë-copë! Ky është 14-vjeçari që ndërroi jetë, shokët shpëtuan

Lajm i trishtë këtë mëngjes së hëne. Një 14-vjeçar i plagosur si pasojë e një aksidenti gjashtë ditë më parë ndërroi jetë në spitalin e Traumës. Ai është Arjol Dervishaj nga Vllahati, Sarandë.

Ai ishte pasagjer në makinë me dy shokët e tjerë në mjetin që u përplas në Bajkaj. Tre adoleshentët e aksidentuar u nisën për mjekim të specializuar drejt spitalit të Traumës në Tiranë.

Frenki Hamiti 13 vjeç dhe Orest Kalo 14 vjeç arritën që të shpëtonin, ndërsa shoku i tyre Arjol Dervishaj që u transportua me helikopter ndërroi jetë sot.

Tre të miturit u aksidentuan në aksin rrugor Stjar-Bajkaj, pasi drejtuesi humbi kontrollin dhe automjeti doli nga rruga. Automjeti tip “Benz” ishte në pronësi të babait të një prej të miturve.

#Makina #bën #copëcopë #është #14vjeçari #që #ndërroi #jetë #shokët #shpëtuan
lajmetverteta.com

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button