Aktualitet

Pacienti u vdiq gjatë rrugës/ Prokuroria e Fierit kalon për gjykim 5 mjekët, neglizhenca solli humbjen e jetës së Bledar Sherifajt

Prokuroria e Fierit ka mbyllur hetimet dhe ka çuar për gjykim dosjen për humbjen e jetës së Bledar Sherifajt. Në këtë mënyrë, pesë mjekë do të gjykohen nga togat e zeza. Ata akuzohen për veprën penale “neglizhim në trajtim mjekësor”.

Çështja në fjalë është hetuar nga prokurori i Fierit, Petrit Vukaj, ku pas provave të mbledhura dhe aktitet të ekspertimit mjekësor, është arritur në përfundimin se mjekja e Përgjithshme Ledjusa Muhametaj, mjeku Enton Dore, mjeku psikiatër Agim Sulaj, mjeku gastro-hepatolog Aleks Sulejmani dhe mjeku infeksionist Ndriçim Bala, kanë kryer veprën penale të “Neglizhencës në trajtimin mjekësor”.

I ndjeri nuk është hospitalizuar në kohë dhe nuk ka marë tajtimin e duhur mjekësor, duke e transportuar nga Vlora në Fier dhe nga Fieri në Vlorë. Kjo neglizhencë e mjekëve ka rezultuar fatale për Bledar Sherifajn, i cili humbi jetën.

/a.r

#Pacienti #vdiq #gjatë #rrugës #Prokuroria #Fierit #kalon #për #gjykim #mjekët #neglizhenca #solli #humbjen #jetës #së #Bledar #Sherifajt
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button