Sport

Kategoria Superiore, Tirana sfidon Erzenin, Partizani pret Dinamon në shtëpi

Këtë të hënë rikthehet superliga shqiptare me ndeshjet e javës së 14 në Kategorinë Superiore.

Ndeshja që ngre siparin është ajo mes Erzenit dhe Tiranës në stadiumin e Rrogozhinës. Shijakasit duan patjetër 3 pikë pasi në 5 ndeshjet e fundit nuk kanë regjistruar asnjë fitore, ndërsa tek Tirana kërkojnë vazhdimësi.

Në ndeshjen e fundit bardheblutë fituan me vështirësi përballë Kukësit, megjithatë përballë Shijakut fitorja nuk diskutohet nëse duan të shpresojnë për një vend mes katër më të mirëve.

Në orën 17 :00 do të luhet derbi i kryeqyteti. Partizani pret Dianamon në Arenën e demave. Të kuqtë po kalojnë një formë të shkëlqyer duke udhëhequr klasifikimin së bashku me Egnatian.

Nën drejtimin e Arbër Abilaliaj , kryeqytetasit janë gati për ndeshjen ndërsa Dinamo kërkon t’i largohet sa me shpejt zonës së ftohtë të renditjes, edhe pse aktualisht është në vendin e 6 , është 3 pikë larg Teutës së vendit të fundit.

Java mbyllet nesër me 3 ndeshjet e tjera. Laçi pret Egantian, Vllaznia udhëton në Durrës ndërsa Kukësi pret Skënderbeun.

/a.r

#Kategoria #Superiore #Tirana #sfidon #Erzenin #Partizani #pret #Dinamon #në #shtëpi
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button