Sport
Shfryu nervat pas daljes me karton të kuq, Daku dënohet nga Komiteti i Disiplinës në Rusi

Mirlind Daku është dënuar për gjestin e kryer në ndeshjen kundër Spartakut të Moskës. Sulmuesi shqiptar nuk arriti t’i kontrollonte dot nervat pas ndëshkimit me karton të kuq. Lojtari nga Gjilani kërkoi konfrontimin me arbitrin, por shokët e skuadrës dhe trajneri e shoqëruan përtej vijës anësore.
Gjatë momentit të daljes nga fusha, Daku hodhi përtokë trekëmbëshin e kamerës që ndodhej aty pranë. Një gjest që i ka kushtuar 50 mijë rubla. Kjo është shifra me të cilën Komiteti i Disiplinës ka vendosur të gjobisë Mirlind Dakun./Sport Ekspres/
#Shfryu #nervat #pas #daljes #karton #të #kuq #Daku #dënohet #nga #Komiteti #Disiplinës #në #Rusi
SportExpress