Detaje të reja nga vrasja e 80-vjeçares në Përmet nga bashkëshorti i saj

Vrasja e 80-vjeçares Afroviti Peçi mëngjesin e sotëm në qytetin e Përmetit tronditi mjaft qytetin dhe jo vetëm. Ajo u godit për vdekje nga burri i saj, 82-vjeçari Leonidha Peçi.
Por në njoftimin zyrtar thuhej se vrasja u zbulua nga shërbyesja e çiftit të moshuar që konstatoi se Afroviti Peçi ishte pa shenje jete në banesën e saj.
Mirëpo burimet bëjnë më dije, se ka qenë një grua që i sillte qumështin çdo mëngjes familjes që zbuloi vdekjen e saj.
Në momentin që ajo ka ardhur për të sjellë qumështin, i ka dalë Leonidha Peçi tek dera dhe i ka thënë se më ka vdekur gruaja. Ajo është futur brenda dhe ka konstatuar të moshuarën pa jetë, me shenja dhune.
Ndërkohë 82-vjeçari është në Komisariatin e Gjirokastrës, ku po merret nën hetim për krimin.
#Detaje #të #reja #nga #vrasja #80vjeçares #në #Përmet #nga #bashkëshorti #saj
Shqiperia24