Aktualitet

Përplasi për vdekje 2- vjeçari/ Arrestohet drejtuesi i mjetit, ishte komshi me familjen e viktimës –

Në vazhdim të hetimeve për aksidentin tragjik që ndodhi në një fshat të Vorës sot, ku një i mitur rreth 2 vjeç humbi jetën, autoritetet policore kanë arrestuar drejtuesin e automjetit të përfshirë në ngjarje.

Raportohet se autori është identifikuar si 57-vjeçari Y. M., i cili mësohet se ishte edhe komshi me familjen e viktimës.

Ngjarja ndodhi rreth orës 17:30, kur fëmija u përplas pranë banesës së tij në Fushë Domje. Pasi mori ndihmën e parë nga familjarët, ai u dërgua në Spitalin e Traumës, por fatkeqësisht nuk arriti të mbijetojë.

Sakaq, grupi hetimor vazhdon të punojë për të sqaruar rrethanat e plota të aksidentit dhe për të siguruar të gjitha provat e nevojshme.

#Përplasi #për #vdekje #vjeçari #Arrestohet #drejtuesi #mjetit #ishte #komshi #familjen #viktimës
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button