Legjenda e Realit drejt Bundesligës, Union Berlin i ofron pankinën

Union Berlin vijon të jetë në kërkim të një trajneri, për t’iu besuar pankinën pas shkarkimit të zviceranit Urs Fischer, teksa së fundi ka dalë në skenë emri i legjendës së Realit të Madridit, Raul Gonzales.
46-vjeçari drejton Real Madrid Castilla, të rinjtë e kryeqytetasve spanjollë dhe është ende në pritje të një mundësie për të treguar aftësitë e tij në një skuadër profesioniste.
Unioni i Berlinit duket skuadra e duhur për Rqaul që mund të bëjë trampolinën nga Bundesliga, në një ekip me futbollistë mjaft cilësorë, por që prej javësh janë zhytur në krizë rezultatesh.
Kontaktet mes palëve kanë nisur dhe pritet që shumë shpejt Raul ta ndajë mendjen, nëse do të pranojë ofertën e gjermanëve, apo do të vijojë qëndrimin në Madrid.
Vlen të theksohet se nën drejtimin e zviceranit Fischer, Union Berlin bëri një sezon në kufijtë e perfektes vitin e kaluar, duke siguruar edhe kualifikimin në zonën Champions të renditjes.
Megjithatë fitorja në kryeqytetin gjerman mungon që prej 26 gushtit, teksa në 15 ndeshje mes Championsit dhe Bundesligës, Unioni i Berlinit numëron 13 humbje dhe vetëm dy barazime.
#Legjenda #Realit #drejt #Bundesligës #Union #Berlin #ofron #pankinën
gazetablic.com