Life Style

Elisa Spiropali: Hasta siempre Petro Marko

Nga Elisa Spiropali

Petro Marko ishte bregas, atdhetar, luftëtar, shkrimtar, por mbi të gjitha dhe gjithçka ishte ëndërrimtar.

Petro Marko rrëfen se pas internimit në Itali, gjermanët e gjetën për ta vrarë.

E shpëtoi telefonata e ish-mësuesit, eruditit shkodran, ministrit Ernest Koliqi.

Komunistët e burgosën që në instalim të diktaturës. Disa vite më vonë nuk kursyen as të birin, Jamarbrin. Familjarisht të shtypur, të përgjuar, të përndjekur, të harruar. Ia ndaluan botimet. Por veprat e Tij mbetën.

Hasta la Vista, Ultimatumi, Qyteti i Fundit, Ara në Mal, Nata e Ustikës, Retë dhe Gurët, etj. dëshmojnë për shkrimtarin e veçantë, stilin e hollë, dhe idealistin e përjetshëm.

Petro domethënë “gur”! Besoj se është ndër gurët themeltar të disidencës, qëndresës dhe emancipimit shpirtëror shqiptar.

Në këtë ditë që përkon edhe me kujtesën kundër dhunës ndaj gruas, vërej se është ndër shkrimtarët e parë, edhe në botë, që shkruan për rolin e grave e posaçërisht “grave të Bregut”.

Pa mëdyshje mund të quhet “kokëforti qëndrestar”. U rezistoi torturave dhe dhimbjeve në Luftën e Spanjës, internimit në Itali dhe burgut e persekutimit në atdheun e tij.

E mbyll me fjalët e Tij:

“Megjithëse linda i krishterë… nuk i jam rrëfyer kurrë priftit para se të kungohesha. Por tani dëshiroj të rrëfehem para historisë, përpara se të vdes”!

Lindi në 25 nëntor. U largua në një ditë dhjetori, për t’u prehur përgjithmonë aty ku lindi, në Dhërmi.

Historia e bujti brenda ndërtesës së saj hijerëndë!

#Elisa #Spiropali #Hasta #siempre #Petro #Marko
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button