“Gërdeci”/ Juristja ftesë Mediut: Do ishit një bashkëpunëtor shumë i fuqishëm i drejtësisë për të treguar çfarë ka ndodhur

Mbrëmjen e djeshme në emisionin “3D” të moderatorit Alban Dudushi është zhvilluar një debat mes aktivistes dhe juristes Brisida Gjikondi dhe ish – Ministrit të Sali Berishës, Fatmir Mediu.
Teksa diskutohej për masën e caktuar nga SPAK ndaj Sali Berishës, Gjikondi dhe Mediu kanë debatuar lidhur me një prej aferave të qeverisë Berisha në vitin 2008 sikurse është “Gërdeci”.
“Për çështjen e Gërdecit do ishit një bashkëpunëtor shumë i fuqishëm i drejtësisë për të treguar çfarë ka ndodhur. Ju shoh si dëshmitar të drejtësisë. Ne e dimë shumë mirë se çfarë vakumi ka pasur drejtësia shqiptare. E dimë shumë mirë që ka shumë çështje të pa hetuara në thellësi”, tha Gjikondi.
/f.s
#Gërdeci #Juristja #ftesë #Mediut #ishit #një #bashkëpunëtor #shumë #fuqishëm #drejtësisë #për #të #treguar #çfarë #ndodhur
Java News