Agron Llakaj në homazhet për Zef Dedën: Ikja është e parakohshme, la pas të qeshurën

Në Teatrin ‘Migjeni’ në Shkodër po mbahen homazhet për t’i dhënë lamtumirën e fundit artistit dhe aktorit të mirënjohur Zef Deda, i cili u nda nga jeta një ditë më parë.
Miq të shumtë të humoristit shkodran, nuk kanë munguar në homazhe. Mes tyre aktori Agron Llakaj, i cili u përlot për largimin nga kjo jetë të Zef Dedës.
Aktori i humorit, Agron Llakaj mori pjesë sot në homazhet në ndër të Zef Dedës. Gjatë fjalës së tij për gazetarët, Llakaj tha se ikja e Dedës ishte e parakohshme, ndërsa theksoi se ai la pas të qeshurën dhe dashurinë e publikut.
“Të Zotit jemi dhe një ditë do të largohemi. Por ikja e Zefit është e parakohshme. Artistët me emrin e Zefit, në momentin e parë të shkaktojnë dhimbjen, por la pas të qeshurën pas dhe dashurinë e publikut që e ka dashur shumë. Mendoj se duhet një punë nga institucionet për t’i treguar brezit të ri se kush ka qenë arti i vërtetë.
Sikur trupa profesionistë e humorit shqiptar më shumë është në qiell se sa në tokë dhe atyre iu bashkua dhe Zef Deda. Shpresoj që dy fëmijët e tij të jenë të zotët që të trashëgojnë disa nga talentet e tij. Ne e quajmë veten si të ‘Fundit e Moikanëve’. Dhimbja është e madhe.”, tha ai.
/f.s
#Agron #Llakaj #në #homazhet #për #Zef #Dedën #Ikja #është #parakohshme #pas #të #qeshurën
Java News