Çka do të ndodhë sot në vend, këto janë ngjarjet e paralajmëruara

Ngjarjet e datës 25 nëntor:
Mbahet ngjarja kulturore “Ndërtimi i Mozaikut më të Madh Origami” (Flamuri Kombëtar Shqiptar) – tentim për të vendosur një Rekord të Ri Botëror Guinness. (Palestra Sportive “Ilaz Kodra” Skenderaj, ora 11:00-17:00)
Fondacioni “Hasan Prishtina” organizon inaugurimin e bustit të heroit kombëtar Hasan Prishtina në Prishtinë. (Rruga “Hasan Prishtina”, lagjja “Priam Village Prishtina”, Prishtinë, ora 12:00)
Qendra Kulturore Turke Instituti Yunus Emre në bashkëpunim me revistën “Lacivert” dhe “Turkuaz Medya Group” organizon panelin “Takimet Lacivert”. (Hotel “Swiss Diamond” Prishtinë, ora 14.00)
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu hap ceremoninë në kuadër të fushatës globale “16 Ditët e Aktivizmit Kundër Dhunës me Bazë Gjinore”. Merr pjesë edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti. (Mensa “Ramiz Sadiku”, Prishtinë, ora 18:00)
#Çka #të #ndodhë #sot #në #vend #këto #janë #ngjarjet #paralajmëruara
gazetablic.com