“Familjet shqiptare në krizë konsumi”, Tabaku: Ku shkojnë 7 miliardë eurot e buxhetit 2024?

Deputetja demokrate Jorida Tabaku me një video mesazh ka deklaruar se qeveria socialiste ka vendosur të japë 145 miliardë euro më shumë PPP-ve dhe koncensioneve. Sipas saj, mazhoranca i ka dhënë leje qeverisë që të paguajë më shumë dhe më shtrenjtë, ndërsa shtoi se nuk ka asnjë raport transparence mbi zbatimin e këtyre kontratave.
“Qeveria socialiste ka vendosur të japë 145 milionë euro më shumë PPP-ve dhe koncensioneve, ku gjysma e tyre sot janë nën hetim nga SPAK, ku ministrat e ish-ministrat shkojnë e vijnë. Jo vetëm kaq, por mazhoranca socialiste i ka dhënë leje qeverisë që të paguajë dhe më shumë dhe më shtrenjtë.
Prej dy vitesh Ministria e Ekonomisë dhe Financave nuk ka asnjë raport, asnjë transparencë se çfarë po ndodh me zbatimin e këtyre kontratave. Ky raport që mungon qëllimisht është sigurisht dëshmi se si qeveria socialiste fsheh mënyrën se si po i menaxhon këto kontrata. Në 10 vite ajo ka operuar për t’i ofruar një grushti shumë të vogël njerëzish 50% të Produktit të Brendshëm, 50 % të ekonomisë shqiptare, 50% të rritjes 3 miliardë taksave çdo vit. Po ku shkojnë 7 miliardë euro realisht? Përgjigjen e gjeni në tabelat e vazhdueshme të koncensioneve dhe PPP-ve. Janë të reflektuara nga 2015 e këtej”, tha Tabaku.
/a.r
#Familjet #shqiptare #në #krizë #konsumi #Tabaku #shkojnë #miliardë #eurot #buxhetit
Java News