Aktualitet

Pasaportat e “Drejtorisë Koordinuese”, KCSF iu reagon organizatave të shoqërisë civile të komunitetit serb

“Fondi Kosovar për Shoqëri Civile” iu kanë reaguar organizatave të shoqërisë civile të komunitetit serb të cilat kanë kundërshtuar kërkesën e 21 organizatave të shoqërisë civile kosovare ndaj kërkesës drejt Komisionit Evropian lidhur me propozimin për pasaportat e lëshuara nga “Drejtoria Koordinuese e Serbisë“

KCSF thonë se me keqardhje e kanë lexuar një reagim të tillë të organizatave të shoqërisë civilë të komunitetit serb lidhur me propozimin e Komisionit Evropian për përfshirjen në listën e bardhë të Zonës Schengen edhe të bartësve të pasaportave të lëshuara nga “Drejtoria Koordinuese e Serbisë”

KCSF në reagim thonë se raportet mes organizatave të shoqërisë civile do të ishin afruar edhe më shumë në rast se shqetësimet e tyre komuniteti serb do t’i kishte paraqitur drejtpërdrejt tek organizatat kosovare të shoqërisë civile, dhe jo përmes mjeteve publike të informimit.

KCSF e ka cilësuar të një anshëm reagimin e organizatave të shoqërisë civile të komunitetit serb, duke thënë se s’e kanë paraqitur saktë faktin se për kë lëshohen pasaportat nga “Drejtoria Koordinuese e Serbisë”, s’e e kanë paraqitur në mënyrë të shtrembëruar çështjen e dyshtetësisë, dhe gjithashtu se e kanë injoruar përpjekjen e vazhdueshme të shtetit serb kundër Kosovës dhe se kanë injoruar parimet e sovranitetit të Kosovës.

Ditë më parë, pesëmbëdhjetë organizata të shoqërisë civile të komunitetit serb në Kosovës kanë kundërshtuar thirrjet nga shoqëria civile në Kosovë, që Komisioni Evropian të tërheqë një propozim i cili kërkon që shtetasve të Kosovës që kanë pasaporta të “Drejtorisë Koordinuese”, t’iu hiqen vizat.



#Pasaportat #Drejtorisë #Koordinuese #KCSF #reagon #organizatave #të #shoqërisë #civile #të #komunitetit #serb
gazetablic.com

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button