Sport

Shorti i play-off për Euro 2024, Polonia ka një shans të fundit për t’u kualifikuar

Në Shtëpinë Europiane të Futbollit në Nion të Zvicrës u hodh shorti për fazën e play-off të Euro 2024. Më 21 mars 2024 do të luhen 6 gjysmëfinale dhe pesë ditë më pas 3 finale ku dhe do të përcaktohen tre ekipet, të cilat do të sigurojnë një vend në Gjermani 2024, e do të plotësojnë fazën 4.

Polonia e Robert Levandovskit ka një tjetër mundësi për të siguruar pjesëmarrjen në Euro 2024. Falë rezultatit të arritur në edicionin e fundit të Ligës së Kombeve, përfaqësuesja polake do të luajë në gjysmëfinale kundër Estonisë në Ligën A.

Nëse fiton përballet në finale me fituesin e çiftit Uells-Finalandë. Në Ligën B, Izraeli do të ndeshet me Islandën, kurse Bosnja me Ukrainën. Fituesit e këtyre dy gjysmëfinaleve do të përballen për një vend në vazon 4. Në Ligën C, shorti ka përcaktuar duelet Gjeorgji-Luksemburg dhe Greqi-Kazakistan.

Me përcaktimet e kombëtareve fituese, më 2 dhjetor do të hidhet shorti i Euro 2024 në Hamburg të Gjermanisë.

/a.r

#Shorti #playoff #për #Euro #Polonia #një #shans #të #fundit #për #kualifikuar
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button