Aktualitet

VIDEO: Dalin pamjet, si “fluturoi” Bentley luksoz që ndezi flakë doganën SHBA-Kanada

Pamjet e kamerave të sigurisë në kufirin Kanada-Amerikë tregojnë aksidentin e frikshëm, që ndezi në flakë pikën e kontrollit doganor në Ujëvarën e Niagarës.

Video e postuar në platformën X nga agjencia e Doganave dhe Mbrojtjes së Kufirit të SHBA (CBP) tregon makinën duke udhëtuar nga pala amerikane me shpejtësi të madhe.

Aty shfaqet një Bentley luksoz me vlerë 300 mijë dollarë duke fluturuar në ajër përpara se të përplaset me pikën e kontrollit të Niagara Falls dhe të shpërthejë në flakë.

Mjeti ishte duke u drejtuar nga një biznesmen 56-vjeçar nga Manhattan. Ai po udhëtonte se bashku me bashkëshorten për në një koncert të KISS. Të dy raportohet se kanë humbur jetën në vendngjarje.

Incidenti dramatik që ndodhi në orën 11:29 të mëngjesit të së mërkurës shkaktoi frikë për sigurinë në kufi dhe autoritetet reaguan duke mbyllur katër pika kufitare SHBA-Kanada një ditë para Ditës së Falënderimeve.

Policia amerikane është ende duke hetuar incidentin në urën që lidh shtetin e Nju Jorkut me Ontarion, ndërsa Agjencitë federale amerikane, përfshirë FBI-në, kanë konfirmuar se incidenti nuk ka lidhje me një ngjarje terroriste.

“Për shkak të kompleksitetit të incidentit, hetimi do të marrë pak kohë për të përfunduar”, tha në një deklaratë mbikëqyrësi i departamentit John Faso.

/a.r



#VIDEO #Dalin #pamjet #fluturoi #Bentley #luksoz #që #ndezi #flakë #doganën #SHBAKanada
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button