Aktualitet

Katër të arrestuar në Ferizaj për fajde dhe detyrim

Janë arrestuar katër persona në Ferizaj, nën dyshimin për Fajde dhe Detyrim.

Sipas policisë, të dyshuarit gjatë viteve 2021/2023, dyshohen se e kanë detyruar viktimën që t’i paguaj deri me tani para me fajde në vlerë të 164.500 eurove.

“Gjatë kontrollit personave të dyshuar janë gjetur dhe sekuestruar: Dy (2) armë (pistoleta), katër (4) karikator, dy (2) pushkë gjuetie, nëntëdhjetë e pesë (95) fishekë, pesë (5) telefona mobil, dy mijë e gjashtëqind (2600.00) euro, shënime/evidenca, Kontrata dhe Marrëveshje që dyshohen se lidhen me Veprën Penale”, njofton policia.

Tutje, bëhet e ditur se të dyshuarit pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje për 48 orë.



#Katër #të #arrestuar #në #Ferizaj #për #fajde #dhe #detyrim
gazetablic.com

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button