Aktualitet
SPAK kërkon përjashtimin e Ilirjana Olldashit nga gjykimi i Malltezit: Është në konflikt interesi

SPAK ka kërkuar përjashtimin e gjyqtares, Ilirjana Olldashi nga shqyrtimi i ankimimit në Apeline Posaçëm për heqjen e sekuestros së pasurive të Jamambër Malltezit.
Ky i fundit ka ankimuar vendimin e GJKKO, e cila ka vënë nën sekuestro 25 pasuri të dhëndrit të Berishës, ndër to apartamente, një vilë , 6 llogari bankare dhe aksione në kompani.
SPAK argumenton se gjyqtarja Ilirjana Olldashi, e cila la të lirë Malltezin, është në konflikt interesi.
Dhëndri i ish-kryeministrit akuzohet për përfshirje në aferën korruptive të privatizimit të ish-kompleksit “Partizani”.
/a.r
#SPAK #kërkon #përjashtimin #Ilirjana #Olldashit #nga #gjykimi #Malltezit #Është #në #konflikt #interesi
Java News