Qerkini për çështjen e të zhdukurve: Mjegull e pavërtetë marrëveshja në Ohër e kësaj kategorie

Kosova dhe Serbia janë pajtuar për marrëveshjen sa i përket personave të zhdukur gjatë luftës, por ende nuk po zbatohet.
Bajram Qerkini thotë se mjegull e pavërtetë është ky dakordim.
Ai tha se politika nuk po e lë të shkojë përpara çështja e të zhdukurve.
“Andin Hoti edhe në Ohër ka thënë se jena dakorduar për të pagjeturit por është mjegull e pavërtetë se personave të pagjetur as në Bruksel as Ohër nuk ka asgjë se duhet dikush të përgjigjet për masakrat që i kanë bërë dhe është stagnuar dhe stagnohet ai vendi që dihet ku janë. Është përzier politika kemi thënë mu largu por nuk po e lë politika me shkuar përpara”, ka deklaruar Qerkini.
#Qerkini #për #çështjen #të #zhdukurve #Mjegull #pavërtetë #marrëveshja #në #Ohër #kësaj #kategorie
gazetablic.com