Reagon Ambasada e Italisë në Tiranë: Shprehim shqetësim për zhvillimet në Parlament

Ambasada e Italisë në Tiranë ka reaguar me një postim zyrtar lidhur me ngjarjet e fundit në parlamentin e Shqipërisë. Deputetët e opozitës kanë vendosur të bojkotojnë e të bëjnë të pamundur zhvillimin normalisht të seancave, duke përdorur herë bllokimin e foltores me karrige e herë tymueset.
Nga ana tjetër mazhoranca pavarësisht kaosit, ka miratuar me shpejtësi ligjet. Lidhur me këto ngjarje Ambasada Italiane i ka bërë thirrje opozitës dhe mazhorancës të punojnë së bashku për të siguruar që Parlamenti të mund të ushtrojë detyrën e tij në interes të të gjithë shtetasve.
“Ambasada e Italisë në Tiranë shpreh shqetësim për zhvillimet më të fundit në Parlamentin shqiptar. Një Parlament funksional dhe një dialog frytdhënës midis deputetëve të zgjedhur janë thelbësorë për funksionimin e duhur të demokracisë. Nxisim shumicën dhe opozitën të punojnë së bashku për të siguruar që Parlamenti të mund të ushtrojë detyrën e tij në interes të të gjithë shtetasve”,-thuhet në njoftimin e ambasadës.
/a.d
#Reagon #Ambasada #Italisë #në #Tiranë #Shprehim #shqetësim #për #zhvillimet #në #Parlament
Java News