Aktualitet

Kosova humb ndaj Bjellorusisë, i mbyll kualifikueset në vend të pestë në grup

Kosova i mbyll me humbje eliminatoret e EURO 2024, ndërsa u mund me rezultatin 0-1 nga Bjellorusia në “Fadil Vokrri”.

Ishin “dardanët” ata që diktuan rimtin gjatë gjithë sfidë, megjithatë fati nuk ishte në anën e tyre në këtë takim.

Ndeshja vazhdoi me barazim pa gola deri në minutën e 43’, moment në të cilin Antilevskiy shfrytëzoi panikun e mbrojtjes së vendasve pas një goditjeje dënime dhe e dërgoi topin në rrjetë, duke kaluar miqtë na avantazh.

Në fraksionin e dytë përfaqësuesja e Kosovës vazhdoi me sulmet e një pas njëshme, por sërish nuk ia doli t’i finalizonte goditjet siç duhej.

Në fund takimi u mbyll me rezultatin 0-1, me Kosovën që i mbyll këto kualifikuese duke u renditur në vend të pestë të Grupit I me 11 pikë, teksa Bjellorusia në vend të tretë me 12 pikë.

/f.s

#Kosova #humb #ndaj #Bjellorusisë #mbyll #kualifikueset #në #vend #të #pestë #në #grup
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button