Aktualitet
Nuk arriti suksesin, por sot Edi Reja mbështet Kombëtaren në Air Albania
Shqipëria e mbyll me supersukses aventurën europiane në Grupin E me ndeshjen ndaj Ishujve Farore. Duke ditur se kualifikimi për në Gjermani 2024 u arrit që në ndeshjen e parafundit në Moldavi, sonte duhet vetëm një pikë për të blinduar vendin e parë në grup dhe për të festuar të gjithë.
Pjesë e festimeve të kuqezinjve do të jetë edhe ish-trajneri i Kombëtares, Edi Reja, i cili nuk arriti që gjatë detyrës së tij të arrinte sukses për t’u mbajtur mend. Gjithsesi trajneri italian është prezent në “Air Albani” për të festuar suksesin e pasuesit të tij Silvinjo si dhe të Kombëtares shqiptare.
/a.d
#Nuk #arriti #suksesin #por #sot #Edi #Reja #mbështet #Kombëtaren #në #Air #Albania
Java News