Aktualitet

Lufta në Gaza/ Netanyahu: Nuk ka asnjë marrëveshje për lirimin e pengjeve

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu thotë se ende nuk ka marrëveshje për lirimin e disa prej pengjeve të kapur nga Hamasi gjatë sulmeve të grupit militant të 7 tetorit.

Netanyahu mohoi ato që ai i quajti raportet e rreme se Izraeli po shqyrtonte një propozim për lirimin e të paktën 50 të rrëmbyerve. “Kur qeveria të ketë diçka për të thënë, autoritetet do ta raportojnë atë”, tha ai, shkruan CNN.

Forcat e Mbrojtjes të Izraelit thanë të premten se vlerësimi zyrtar i ushtrisë për pengjet që mbahen në Gaza është 237.

Netanyahu theksoi  se ai ka ftuar përfaqësuesit e familjeve të pengjeve në një takim me kabinetin e luftës të Izraelit më vonë këtë javë.

/a.d

#Lufta #në #Gaza #Netanyahu #Nuk #asnjë #marrëveshje #për #lirimin #pengjeve
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button