Aktualitet

U hodh në erë me tritol, ja kujt i përket lokali që ishte objektiv i sulmit në Kamëz

Në orët e parë të mëngjesit të kësaj të shtune qyteti i Kamzës është tronditur nga një shpërthim me lëndë plasëse.

Lënda shpërthyese ishte vendosur në ambientet e jashtëm të një lokali , i cili ishte marrë me qira nga Oltjon Muçaj. Sipas hetimeve paraprake, kanë qenë dy persona të cilët janë afruar rreth orës 4 të mëngjesit pranë këtij biznesi dhe kane hedhur një sasi lënde eksplozive.

Mendohet se sasia e eksplozivit te hedhur mendohet te jete 50-100 gramë.

Njoftimi i policisë:

Më datë 18.11.2023, rreth orës 04:25, në rrugën “Donald Trump”, në ambientet e jashtme të një lokali të marrë me qira nga shtetasi O. M., 24 vjeç, dyshohet se ka shpërthyer lëndë plasëse.

Si pasojë është dëmtuar fasada e jashtme e lokalit dhe janë thyer disa xhama. Nuk ka persona të dëmtuar.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/eve.

/f.s

#hodh #në #erë #tritol #kujt #përket #lokali #që #ishte #objektiv #sulmit #në #Kamëz

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button