Sport
VIDEO/ Sylvinho i ka të gjithë lojtarët në dispozicion, Kombëtarja u jep dorën e fundit përgatitjeve para Moldavisë

Kombëtarja shqiptare udhëtoi ditën e sotme drejt Kishinaut, në kuadër të ndeshjes së parë ‘finale’ të muajit nëntor ndaj Moldavisë, që do të luhet më 17 nëntor në stadiumin ‘Zimbru’.
Në orën 18:00, kuqezinjtë zhvilluan edhe seancën stërvitore në stadiumin ku do të luhet ndeshja, teksa trajneri Silvinjo dha udhëzimet e fundit.
Lajme të mira edhe për sa i përket Kristjan Asllanit, i cili u stërvit normalisht me grupin. Tekniku brazilian do të ketë në dispozicion grupin e plotë të lojtarëve, të cilët gëzojnë shëndet të plotë dhe duken më të karikuar se kurrë. /m.j
#VIDEO #Sylvinho #të #gjithë #lojtarët #në #dispozicion #Kombëtarja #jep #dorën #fundit #përgatitjeve #para #Moldavisë