Aktualitet

Në lokal me pistoletë dhe municion luftarak, kapet në flagrancë 37-vjeçari në Tiranë

Në kuadër të operacionit policor të koduar “Befasia” është arrestuar në flagrancë 37-vjeçari Aurel Lazaj, i cili mbante armë pa leje.

Uniformat blu kanë ndërhyrë në një lokal në rrugën “Him Kolli” në Tiranë ku ai po qëndronte dhe gjatë kontrollit fizik i kanë gjetur një pistoletë me municion luftarak.

Në vijim të veprimeve procedurale, 37-vjeçari u vu në pranga për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve luftarake dhe i municionit”.

Arma e zjarrit dhe municioni luftarak u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.

/a.r

#Në #lokal #pistoletë #dhe #municion #luftarak #kapet #në #flagrancë #37vjeçari #në #Tiranë

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button