Aktualitet

Edukatorja e kopshtit shtetëror procedohet penalisht, dyshohet se keqtrajtoi 5-vjeçarin me autizëm

Edukatorja e një kopshti publik në Elbasan është proceduar penalisht në gjendje të lirë pasi dyshohet se ka keqtrajtuar një 5-vjeçar me spektër të autizmit.

Shërbimet e Policisë po kryejnë të gjitha veprimet e nevojshme procedurale dhe hetimore për të zbardhur rrethanat e rastit.

Njoftimi i Policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasen O. B., 57 vjeçe, banuese në Elbasan, me profesion edukatore në një kopësht publik, pasi dyshohet se ka keqtrajtuar një 5-vjeçar me Autizëm. Shërbimet e Policisë po kryejnë të gjitha veprimet e nevojshme procedurale dhe hetimore për të zbardhur rrethanat e rastit.

/a.r

#Edukatorja #kopshtit #shtetëror #procedohet #penalisht #dyshohet #keqtrajtoi #5vjeçarin #autizëm

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button