Aktualitet

Transportonin më shumë se 40 kg kanabis drejt Tiranës, tre persona në pranga

Në kuadër të megaoperacionit policor të koduar “Tempulli” janë sekuestruar 40 kilogramë e 200 gramë kanabis.

Gjatë operacionit në aksin Shkodër-Tiranë, në fshatin Gocaj, uniformat blu kanë ndaluar makinën tip “Renault” me të cilën dyshohej se transportohej kanabis. Gjatë kontrollit në këtë mjet, shërbimet e Policisë gjetën 3 thasë me kanabis.

Në vijim të veprimeve procedurale për këtë rast u arrestuan në flagrancë për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer në bashkëpunim:

-32-vjeçari Ergys Markja, banues në Tiranë (drejtuesi i automjetit);

-36-vjeçari Dorjan Salla dhe 37-vjeçari Artur Demiri, të dy banues në Tiranë (pasagjerë në automjet).

Nga veprimet hetimore dyshohet se lënda narkotike që u gjet në automjetin e marrë me qira nga 32-vjeçari po transportohej në drejtim të Tiranës, me qëllim shitjen në doza.

Sasia e lëndës narkotike u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, bashkë me automjetin dhe 4 celularë.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme procedurale.

/a.r

#Transportonin #më #shumë #kanabis #drejt #Tiranës #tre #persona #në #pranga

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button