Aktualitet

I Ngarkuari me Punë i SHBA-së kalon fundjavën në Korçë: Krenarë që zhvillimi i qytetit ka kontribut amerikan

I Ngarkuari me Punë i SHBA-së në Tiranë, David Wisner, Atasheu i Mbrojtjes Eric Cote dhe familjet e tyre kaluan fundjavën në qytetin e Korçës.

Gjatë vizitës, Wisner u takua me një mësuese ndihmëse të gjuhës angleze të mbështetur nga ambasada, që jep mësim për banorët e qytetit.

Ai takoi gjithashtu disa pronarë biznesesh në Pazarin e Korçës, të cilët kanë përfituar nga mbështetja e Fondacionit Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim (AADF).

“Ai takoi gjithashtu disa pronarë biznesesh në Pazarin e Korçës, të cilët kanë përfituar nga mbështetja e Fondacionit Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim (AADF). Ndikimi pozitiv i punës jofitimprurëse të AADF-së në komunitetin dhe ekonominë vendase ishte i jashtëzakonshëm. Ndikimi pozitiv i punës jofitimprurëse të AADF-së në komunitetin dhe ekonominë vendase ishte i jashtëzakonshëm”, thuhet në njoftimin e ambasadës së SHBA-së teksa pasqyron këtë takim

Gjatë vizitës së tij në Korçë, Wisner vizitoi shkollën e parë shqipe, “Mësonjëtoren” dhe mori pjesë në një ceremoni të veçantë përkujtimore të armëpushimit gjatë Luftës së Parë Botërore.

Ai gjithashtu vizitoi Voskopojën dhe kishën e Shën Nikollës, të cilat Shtetet e Bashkuara kanë ndihmuar të restaurohen si projektin e parë të Fondit të Ambasadorëve për Ruajtjen e Trashëgimisë Kulturore në Shqipëri në 2001.

/f.s

#Ngarkuari #Punë #SHBAsë #kalon #fundjavën #në #Korçë #Krenarë #që #zhvillimi #qytetit #kontribut #amerikan

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button