Tech

“Automotive Fair Albania” vjen sërish në Tiranë, Rama publikon spotin (VIDEO)

“Automotive Fair Albania” rikthehet me edicionin e saj të dytë në datat 26-29 Tetor në Pallatin e Kongreseve në Tiranë.

Lajmin e ka bërë të ditur kryeministri Edi Rama përmes një postimi në rrjetin e tij social Facebook. Ai shkruan se ky event bën bashkë prodhuesit e koleksionistët e industrisë së automobilizmit.

“Mirëmëngjes, dhe me rikthimin e edicionit të dytë, të Automotive Fair Albania, eventit më të madh të pasionit automotiv, duke bërë bashkë prodhues e koleksionistë të industrisë se automobilizmit, në datat 26-29 tetor në Pallatin e Kongreseve, “Sheshi Italia” e “Nënë Tereza”, ju uroj një ditë të bukur”, shkruan kreu i qeverisë.

Kujtojmë se edicioni i parë i këtij eventi u organizua vitin e kaluar në datat 17-19 Qershor.

/a.r

#Automotive #Fair #Albania #vjen #sërish #në #Tiranë #Rama #publikon #spotin #VIDEO

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button