FOTOT/ Rama: Zbulime mbresëlënëse në Himarë, zbulohet tuma e tretë, e njëjtë me atë të pjesës tjetër të Ilirisë
Arkeologët në Himarë kanë bërë zbulime të rëndësishme, të cilat dëshmojnë se në materialet e gjetura kultura e dokumentuar është e njëjtë me pjesën tjetër të Ilirisë.
Lajmin e ka ndarë kryeministri Edi Rama, me anë të një shënimin në rrjetin social “Facebook”. Shefi i qeverisë thotë se përgjatë gërmimeve është zbuluar tuma e tretë, e cila paraqet elemente unikale të arkitekturës së ndërtimit të kodërvarreve, një traditë e hershme Ilire.
“Zbulime mbresëlënëse në Himarë. Përgjatë gërmimeve të muajit tetor u zbulua tuma e tretë, pranë varrezës tumulare në Himarë, që paraqet elemente unikale të arkitekturës së ndërtimit të kodërvarreve.
Objektet e zbuluara në to i përkasin përiudhës së hekurit të hershëm (shek. XI-X p.Kr).
Tumat prehistorike të Himarës konsiderohen si monumentet më befasuese të periudhës së bronzit dhe hekurit në bregdetin jonian. Kultura e dokumentuar në to është e njëjtë me atë të pjesës tjetër të Ilirisë”, shkruan Rama/m.j
#FOTOT #Rama #Zbulime #mbresëlënëse #në #Himarë #zbulohet #tuma #tretë #njëjtë #atë #të #pjesës #tjetër #të #Ilirisë