Aktualitet

Ueda dhe Arlindi fitojnë “Love Island Albania”

Edicioni i parë i “Love Island Albania” përfundoi ditën e djeshme dhe çifti i cili fitoi ishte Ueda dhe Arlindi. Ata morën votat e publikut përballë çiftit Amadea dhe Haris.

Sipas rregullave të patentës, çiftit fitues iu dha secilit të zgjidhnin nga një zarf, ku në njërin ishte dashuria dhe në tjetrin çmimi i madh prej 50 mijë Euro.

Arlindit i ra dashuria, ndërsa Uedës shpërblimi monetar. Por ajo deklarou se shumën financiare do ta ndajë së bashku me partnerin e saj. Dyshja gjithashtu fituan dhe një udhëtim në Paris,


Në finalen e madhe të “Love Island Albania 1” shkuan çiftet: Aishah & Everaldo (në vendin e katërt sipas votimin të publikut); Erida & Aleksandros (në vendin e tretë); Amadea dhe Haris (në vendin e dytë) dhe, Ueda dhe Arlindi. /

 



#Ueda #dhe #Arlindi #fitojnë #Love #Island #Albania

Lapsi

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button