Sport

Video/ Myrta shpëton Laçin në shtesë nga humbja e dytë radhazi: Teuta tradhëtohet nga portieri

mYRTA

Mbyllet 1-1 mes Teutës e Laçit si për të konfirmuar momentin e vështirë që po kalojnë të dy ekipet. Skuadra e Martinit nuk fiton prej tre javësh, ndërsa Josa me këtë barazim nuk lejon kurbinasit të pësojnë humbjen e dytë radhazi. Gola në minutat shtesë të të dyja pjesëve vendosën takimin në “Niko Dovana”. Daci shënoi në fundin e pjesës së parë, Myrta u përgjigj në fund, i ndihmuar nga gafa e portierit Dema.

Teuta dhe Laçi kanë ndarë pikët në sfidën e vlefshme për javën e 12-të të Superiores. Një ndeshje që askush nuk dëshironte ta gabonte, duke patur parasysh edhe renditjen. E megjithatë raste pati, madje edhe të kontestueshme si pretendimi për penallti i Dacit në minutën e 11. Kurbinasit luajtën edhe ata shanset e tyre duke provuar me Qaton e Ujkën, i ndalur nga Dema në minutën e 42’. E pikërisht në fund, Teuta kaloi në avantazh me Dacin. Goli u konfirmua nga VAR pavarësisht protestave për faull të miqve.

Lexo më tej: Video/ Reçi i pafat me traversën, Zabërgja “mallkon” asistentin: Kukësi e Dinamo ndajnë pikët


Durrsakët u munduan të administrojnë, por lanë shumë inisiativë tek Laçi. Lëvizjet e Josës duket se funksionuan, edhe pse për barazimin më shumë se Myrta, që u fut në lojë në minutën e 88’, “meritën” e kishte Dema. Me vetëm 5 minuta në fushë Myrta barazoi shifrat, duke përfituar nga gafa e portierit, që humbi topin nga duart. Teuta mbetet po në vendin e fundit me 12 pikë, ndërsa Laçi i katërti me 15.

#Video #Myrta #shpëton #Laçin #në #shtesë #nga #humbja #dytë #radhazi #Teuta #tradhëtohet #nga #portieri

Lapsi

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button