Aktualitet

Debati/ A e ka paranuar asocacionin Albin Kurti?

Një pyetje që po e dominon prej kohësh debatin politik në Prishtinë dhe Tiranë është ringritur sërish me forcë, tani pas takimit të Albin Kurtit me Makronin Scholzin dhe Melonin: A e ka pranuar Albini asocacionin, pra të famshmen shoqatë të komunave më shumicë serbe të cilën ai dikur e quante me ironi Zajednicë? Ajo është bërë edhe më e fortë pasi kryeministri i Kosovës i tha, sy më sy, lidërëve më të fuqishëm të BE-së se ai qe i gatshëm të firmoste jo vetëm marrëveshjet me Serbinë që u nënshkruan në shkurt dhe në mars të këtij viti, por edhe draft statutin për asocaionin që i lanë në dorë dy javë më parë vendet e QUINT-it. Prandaj dilema shtrohet: A i ka thënë ai po ndërkombëtarëve dhe a është thyer para presionit të tyre? 

 

Për të parë më shumë VIDEO si kjo bëni një like për faqen e re në Facebook  Videos 

Po të dëgjosh qeverinë e Tiranës Albin Kurti është thyer. Kryeministri Rama e përgëzoi atë për pranimin e asocacionit dhe njoftoi se do të udhëtonte i paftuar drejt Prishtinës për t’ia dhënë këtë mbështetje.


Ndërsa të premten opozita kosovare e kritikoi ashpër për të njëjtën gjë që Rama e lavdëroi. Në një seancë në kuvendin e Kosovës partitë më të mëdha rivale, PDK dhe LDK e akuzuan se ai e ka pranuar atë për të cilën betohej se nuk do të thoshte kurrë “PO”. “O Albin o trim, si me nënshkrim si pa nënshkrim, ti ke bë pranim”- i tha kreu i partisë së Hashim Thacit, Memli Krasniqi gjatë fjalmit të tij.

Kreu i PDK-së shtoi se gjatë takimit me Makronin Scholzin dhe Melonin në 26 tetor Kurti e ka përmbysur karrierën e tij politike për 19 minuta, kur e ka pranuar draftin për Asociacionin.

“Ti 20 minuta fole për takimin në Bruksel që ka zgjat 19 minuta. Po ata a kanë folë. A të kanë rreh shuplaka si këta këtu a? Ky aty s’ka folë ma shumë se 3 minuta. S’ke pas kohë me iu kallxu atyre kësi pallavra. Për 19 minuta ke pranu krejt çka të kanë thënë. Për 19 minuta Albin Kurti e ka përmbysë karrierën e tij politikë në Bruksel- ”, ka thënë kreu i PDK-së Krasniqi.

Edhe lideri i rugovistëve, Lumir Abdixhiku nuk ka qenë më pak i ashpër gjatë seancës 9 orëshe parlamentare.
“Pra do të pranojë Statutin e Asociacionit, që shumica e sotme i ka dhënë dikur emrin Zajednicë. Përkundër refuzimit të vazhdueshëm nga atëherë se ky pranim po ndodhte, Statuti i Asociacion na vije çuditërisht një muaj pas sulmit terrorist në Banjskë”, ka thënë Abdixhiku.

Në fakt për të shpëtuar nga kjo trysni, ku disa e lavdërojnë se ka pranuar asocacionin dhe të tjerë e kritikojnë pi për këtë, Albin Kurti duket se po përdor një gjuhë të dyfishtë. Ai ngjan se ka zgjedhur të thotë “PO” në Bruksel dhe “JO” në Kosovë. Dhe për ta bërë të besueshme këtë kotradiktë ai ka gjetur një artific: unë jam i gatshëm që të nënshkruaj të gjitha marëveshjet me ndërkombëtarët, përfshi edhe asocacionin, me kusht që këtë gjë ta bëjë edhe pala tjetër, pra dhe presidenti Vuçiç, këmbëngul ai. “S’e kam pranuar ende, nuk e kam pranuar. Dhe kurrfarë pranimi nuk vjen në shprehje pa e parë ju ibtha aindeputetëve duke vazhduar: Sepse se kam pranuar dhe ajo çfarë kam ofruar është që ta nënshkruaj dhe si rrjedhojë ta pranoj. Meqenëse presidenti serb nuknka pranuar ta firmosë, s’ka nënshkrim e për rjedhojë s’ka pranim. S’ka pranim – s’ka zbatim.  Vetëm nënshkrimi nënkupton pranim”, tha kryeministri.

Pra ai e sqaroi qartë se deri sa dokumenti nuk nëshkruhet nga Serbia, ai nuk do pranohet e për rredhim as nuk do zbatohet. Kryeministri i Kosovës duket se nuk do as të prishë urat me ndërkomëtarët të cilëve i thotë se unë e firmos po e bëri këtë gjë dhe Vuçiçi, as do të fillojë realisht vënjen në jetë të Zajednicës. Sepse ndonëse Kurti pretendon që draft propozimi i tanishëm për të cilin ai ka thënë OK para ndërkombëtarëve, nuk është Zajednicë dhe është shumë më i favorshën se ai që nënshkruan Isa Mustafa apo Thaçi, ai nuk është më i miri i mundshëm sipas tij: “Ajo që ata kanë sjellë, nuk është ajo që do ta shkruaja unë. Shkrimi i tij është bërë me më shumë kujdes për germën e Kushtetutës se sa për frymën e saj” , tha ai.

Por përtej këtyre lojrave flalësh me rimë, se “pa nënshkrim, nuk ka pranim” një gjë duket qartë, as ata në Tiranë që e lavdërojnë që ka pranuar asocacionin, as ata në Prishtinë që e kritikojnë për të njëjtën gjë, për momentin duket se nuk kanë të drejtë. Me Albin Kurtin në krye të dialogut, në rastin më të mirë themelimi i asocacionit të komunave më shumicë serbe është një vegim shumë i largët. Dhe këtë lojë të të thënit “po” që nenkupton rrefuzim kanë filluar ta nuhasin dhe negociatorët ndërkombëtarë.

“Ndërsa ne e pranojmë interesin e Kryeministrit Kurti për të pasur një nënshkrim, mendojmë se është shumë më pak e rëndësishme sesa rëndësia aktuale që të ecim përpara me zbatimin e plotë dhe të plotë të të gjitha detyrimeve të marrëveshjes nga të dyja palët…Mund t’ju jap lista të marrëveshjeve të tjera që nuk janë nënshkruar domosdoshmërish, por që janë ligjërisht të detyrueshme, përfshirë në procesin e dialogut”, ka thënë pas qëndrimeve të Kurtit në parlament, ambasadori amerikan në Prishtinë Jeffrey Hovenier.

©

 

 

#Debati #paranuar #asocacionin #Albin #Kurti

Lapsi

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button