“Të fokusuar në lirimin e pengjeve”/ Blinken: Izraeli të marrë çdo masë për të parandaluar viktimat civile

Sekretari i Shtetit të SHBA-së, Antony Blinken tha se objektivi kryesor është të arrihet paqja në Gaza. Gjatë fjalimit të tij në një konferencë në Jordani, Blinken tha se SHBA është e fokusuar në lirimin e pengjeve. Ai shtoi se Izraeli duhet të marrë çdo masë të mundshme për të parandaluar viktimat civile.
“Ajo që duhet të bëjmë më shumë se çdo gjë tjetër është të parandalojmë demonizimin e njëri-tjetrit. Nëse nuk e bëjmë këtë, atëherë bëjmë punën e Hamasit për të.”, tha Blinken.
Blinken thotë se pauzat humanitare mund të ndihmojnë në mbrojtjen e civilëve dhe thotë se ato mund të jenë një mekanizëm kritik.
“Shtetet e Bashkuara vazhdojnë të besojnë se e vetmja rrugë e mundshme është një zgjidhje me dy shtete me izraelitët dhe palestinezët që kanë të drejtën legjitime për të qëndruar në një shtet të tyre,” shton sekretari i Shtetit të SHBA-së.
#Të #fokusuar #në #lirimin #pengjeve #Blinken #Izraeli #të #marrë #çdo #masë #për #të #parandaluar #viktimat #civile
Lapsi