Aktualitet
Detaje të reja nga plagosja në Tiranë, 46-vjeçari u qëllua ndërsa ishte në lokal

Mësohen detaje të reja nga plagosja që ndodhi mbrëmë në Bathore të Kamzës. Në vendin e ngjarjes janë gjetur 3 gëzhoja, ndërsa i plagosuri 46-vjeçar, Agim Hida ka marrë dy plumba në këmbë. Ky i fundit ka qenë duke pirë kafe në lokalin ku ndodhi ngjarja kur dy autorët që lëviznin me motor kanë ndaluar, ndërsa njëri prej tyre i është afruar dhe e ka qëlluar në këmbë.
Autorët dyshohet se e njihnin Agim Hidën dhe e kanë pasur objektivin e qartë pasi dinin lëvizjet e tij. Po ashtu mësohet se i plagosuri Agim Hida është vëllai i Flamur Hidës, i cili vite më parë akuzohej se ka vrarë një person në zonën e Yzberishtit.
#Detaje #të #reja #nga #plagosja #në #Tiranë #46vjeçari #qëllua #ndërsa #ishte #në #lokal
Lapsi