Shëndeti

Akuzat ndaj Bashës për lobim rus, Salianji: Në fillim besova kryetarin e partisë, qëndrimi im ndryshoi kur…

Teksa u diskutua mbi zhvillimet më të fundit parlamentare në vend, sonte në “Opinion” deputeti i PD Ervin Salianji deklaroi se si ka ndryshuar qëndrimi i tij për akuzat ndaj Lulzim Bashës, për financim rus të partisë nën drejtimin e këtij të fundit.

 

Salianji thotë se e mbështeti ish-kryetarin e PD edhe kur BBC doli me artikull për atë çështje, por ndryshoi mendim vetëm pas deklaratës publike të ambasadores amerikane.

Ervin Salianji: Diferenca në qëndrimin tim publik për këtë çështje ka qenë në momentin kur shërbimet e sigurisë së Shteteve të Bashkuara dhe më pas ambasadorja amerikane. E mbani mend që ka bërë takim në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve. Për mua ajo është një histori që duhet qartësuar, nuk qartësohet me cirqe, duke mos iu përgjigjur BBC-së që është rrjeti më prestigjoz në Britani. Ne kemi pasur një qëndrim ndaj ish-kryetarit të partisë për një akuzë që është personale, nuk është e partisë. Pra, në PD na është thënë që është një akuzë e një rrjeti të lidhur me…Unë kam besuar mes një mediaje dhe kryetarit të partisë.

-Ke besuar kryetarin e partisë?

Ervin Salianji: Po, ua thashë dhe e them prapë, qëndrimi im ka ndryshuar në momentin që shërbimet e inteligjencës amerikane, një vit e pak përpara kanë dalë dhe kanë thënë që kryetari i partisë politike ka pasur financim rus. Në këtë moment, qëndrimi im ka qenë duke besuar institucionet e SHBA-ve.

-Ky është dhe më serioz se sherri juaj në Parlament ë…

Ervin Salianji: Pa diskutim! Qëndrimi publik zyrtar i Ambasadës ishte që Shqipëria duhet të bëjë legjislacion të fortë për mos deportimin e parave që vijnë nga rusët apo parave të tjera të pista për të financuar partitë politike, ishte e qartë fare.

/a.r

#Akuzat #ndaj #Bashës #për #lobim #rus #Salianji #Në #fillim #besova #kryetarin #partisë #qëndrimi #ndryshoi #kur

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button