Transportonte dru të prerë ilegalisht, procedohet 43-vjeçari në Kukës

Një 43-vjeçar në Kukës është proceduar penalisht pasi u kap duke transportuar me furgon një sasi drush për zjarr, të prerë në mënyrë të paligjshme.
Ndalimi i tij u bë në vendin e quajtur “Varrezat e qytetit”, teksa transportonte me furgon, 4 m3 dru për zjarr. 43-vjeçari do të procedohet penalisht për veprën penale “Prerja e paligjshme e pyjeve”.
Njoftimi i policisë:
Kontrolle të shtuara nga Policia, me qëllim parandalimin, evidentimin dhe goditjen e krimeve kundër mjedisit. U kap duke transportuar me furgon, një sasi drush për zjarr, të prerë në mënyrë të kundërligjshme, procedohet penalisht 43-vjeçari. Sekuestrohen furgoni dhe 4 m3 dru pa dokumentacion.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kukës, në vijim të kontrolleve me qëllim parandalimin dhe goditjen e krimeve kundër mjedisit, në vendin e quajtur “Varrezat e qytetit”, kapën shtetasin S. C., teksa transportonte me furgon, 4 m3 dru për zjarr, që dyshohet se janë prerë në kundërshtim me ligjin.
Në vijim të veprimeve procedurale për këtë rast u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin S. C., 43 vjeç, për veprën penale “Prerja e paligjshme e pyjeve”. Lënda drusore pa dokumentacion dhe furgoni që drejtonte 43-vjeçari, u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës, për veprime të mëtejshme.
#Transportonte #dru #të #prerë #ilegalisht #procedohet #43vjeçari #në #Kukës
Lapsi