Aktualitet

Arrihet marrëveshja, minatorët e Trepçës ndërpresin grevën

Greva e minatorëve të Trepçës, e cila zgjati mbi 10 ditë, është ndërprerë mbrëmë në mes të natës pas marrëveshjes së arritur. Mësohet se greva është ndërprerë pas një diskutimi me deputetët e LVV-së.

Minatorët e ndërmarrjes “Trepça” kishin hyrë në grevë më datë 24 tetor. Kërkesa të minatorëve janë që pagat t’u dalin me kohë, të ketë përmirësim të kushteve të punës, sigurime shëndetësore dhe shkarkim të menaxhimit.

Menaxhimi i Trepçës ka marrë vendim që të pezullojë nga puna kryetarin e sindikatës së punëtorëve Ibrahim Jonuzi, nënkryetarin e sindikatës, dy anëtarë dhe një minator me arsyetimin se e kanë shkelur ligjin dhe e kanë rrezikuar rendin kushtetues.


#Arrihet #marrëveshja #minatorët #Trepçës #ndërpresin #grevën

Lapsi

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button